ZYRTARE, Besnik Ferati i bashkohet Partizanit të Tiranës

Futbollisti i talentuar shkupjan, Besnik Ferati karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Superligën shqiptare, duke iu bashkuar skuadrës së njohur të Partizanit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga kryeqendra shqiptare përmes faqes zyrtare në “facebook”. Ferati me Partizanin është lidhur me një kontratë katër vjeçare, ndërsa rikujtojmë se si futbollist ai u formua te FC Shkupi, nga e cila skuadër shkoi në prova te gjigandët turq të Fenerbahçes, mirëpo edhe pse gjithçka dukej rreth zyrtarizimit, deri te një transferim i tillë nuk erdhi, me ç’rast pas rikthimit në Shkup, ai iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit.

Mesfushori shkupjan, i cili ka luajtur me të gjitha ekipet përfaqësuese të moshave të Maqedonisë, në ambientet e klubit të Partizanit u prezantua gjatë ditës së sotme, ndërsa menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Leave a Reply