Tifozët e Santosit sulmojnë futbollistët dhe stafin kundërshtar, ndërpritet ndeshja

Dhuna në stadiume po kthehet çdo ditë e më tepër në një problem të madh sa i përket futbollit, duke qenë se në shumë përballje të mëdha, ka incidente dhe të shpeshta janë rastet kur ndërpriten ndeshjet për shkak të dhunës.

Kështu, ka qenë radha e ndeshjes Santos-Indipedente për t’u ndërprerë kur rezultati ishte 0-0, duke qenë se tifozët brazilianë të Santosit, nisën të hidhnin fishekzjarre deh stola në drejtim të stolit dhe futbollistëve të skuadrës argjentinase. Shkak për këtë, është bërë rezultati që po eliminonte ekipin brazilian, pasi pak ditë më parë ishte aktivizuar një lojtar i pa federuar dhe Santosi humbiste 3-0, ndërkohë që rezultati në momentin që ndeshja u ndërpre, ishte 0-0.

I vënë përballë asaj dhune, gjyqtari i ndeshjes është detyruar të ftojë ekipet në dhomat e zhveshjes, duke i dhënë fund në këtë mënyrë takimit me shifrat 0-0. Pritet që për ekipin brazilian, të ketë sanksione të tjera, ndërkohë që disa tifozë janë shoqëruar nga policia. (Vipsport.al)

Leave a Reply