Fjalët e para të Eros Grezdës si futbollist i Renxhersit (VIDEO)

Eros Grezda edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së njohur skoceze të Gllazgou Renxhers. Skuadra e Stiven Xherard ka pritur deri në ditën e fundit të merkatos për të firmosur zyrtarisht me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

23-vjeçari ka bërë një hap të madh në karrierë dhe pranoi se kjo do të jetë një eksperiencë e pabesueshme për të. I pyetur se si ndihet për këtë transferim te skuadra e Rejnxhërs, Grezda u shpreh:

Që kur kam qenë fëmijë ëndërroja që të luaja në një klub të madh dhe tani ja ku jam. Do të jetë një eksperiencë e pabesueshme për mua dhe po e pres me optimizëm. Jam 23-vjeç dhe besoj se kjo ishte koha e duhur për të bërë hapin e madh. Jam në një ligë shumë të fortë dhe jam gati që të tregoj vlerat e mia si futbollist, pasi realisht besoj se kjo është koha e duhur për mua”,- u shpreh Grezda.

TRAILER: Eros Grezda | 31 August 2018

🎥 FIRST INTERVIEW: RangersTV subscribers can now watch an exclusive interview with new signing Eros Grezda.WATCH NOW: https://rng.rs/RTV_InterviewSUBSCRIBE TO RTV: https://rng.rs/SubscribeToRTV

Публикувахте от Rangers FC в Петък, 31 август 2018 г.

“Kjo është një eksperiencë e pabesueshme për mua. Unë ëndërroja si fëmijë që të luaja në një klub me shumë fansa dhe për mua nuk ka si të jetë më mirë tani që jam këtu. Po pres me padurim që të luaj përballë fansave. Mendoj se është koha e duhur për mua që në moshën 23-vjeçare të lëviz në një kampionat kaq të mirë dhe në një klub të madh si Rejnxhërs. Ky është një hap i madh përpara në karrierën time.

Të jem i sinqertë, para se të vija këtu nuk dija shumë për Rejnxhërs por pasi ne filluam të diskutonim për transferimin, unë kontrollova historinë dhe pashë ndeshjet e fundit dhe jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu.

Kjo është hera e parë që shkel në këtë stadium dhe është i boshatisur, është një ndjesi tjetër por përsëri është e pabesueshme. Po pres me padurim që të luaj në ndeshjet zyrtare me tifozë. Ata duhet të presin nga unë që në çdo ndeshje do të jap maksimumin. Jam një lojtar i shpejtë dhe mund të shënoj gola, shpresoj që të shënoj gola fitues këtu”, ishin fjalët e Grezdës në stadiumin e ri. (vipsport.al)

Leave a Reply