Bomba e ditës, Stefan Vujçiç i FC Shkupit nënshkruan me Bellasicën!

Stefan Vujçiç më nuk do të jetë pjesë e FC Shkupit. Mesfushori difenziv i “bardhekaltërve” nga Çairi ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Strumicë te skuadra e Bellasicës, e cila ditëve të fundit të merkatos së verës ishte shumë aktive, duke siguruar nënshkrimin e disa futbollistëve cilësorë, me të cilët dëshiron që të ngrit kualitetin dhe konkurrencën, pas atij starti të dobët në kampionat.

Rikujtojmë ditë më parë drejtuesit e skuadrës nga Strumica transferuan futbollistin e Novi Pazar, Irfan Vusljanin, që debutoi me gol në ndeshjen ndaj Shkëndijës, ndërsa gjithashtu firmosën edhe me Vlatko Drobarov, i cili erdhi nga qipriotët e Aris Limasol, dhe Nemanja Petrov, që në Strumicë arriti nga rradhët e skuadrës së Radniçki Pirot.

Bellasica në tre xhirot e para pësoi po aq disfata, duke u ngujuar në fund të tabelës së klasifikimit me 0 pikë dhe një gol-averazh 1:7.

Të shtunën në teren vendas Bellasica mirëpret Vardarin, me shpresë se do të gëzoj publikun vendas me fitoren e parë në sezonin 2018/2019.

Leave a Reply