FC Shkupi prezantoi Angellovin

FC Shkupi sot edhe zyrtarisht ka prezantuar Viktor Angellovin, i cili te skuadra nga Çairi vjen si futbollist i lirë. Ai vetëm disa ditë më parë shkëputi kontratën me skuadrën hungareze të Ujpeshtit, pjesë e së cilës ishte dy vitet e fundit.

Për këtë transferim “infOSport.mk”, ju informojë që gjatë ditës së djeshme, njëjtë sikurse edhe për atë të qendërmbrojtësit nigerian, Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi, i cili me Shkupin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Drejtuesit e FC Shkupit janë në pritje të përgjigjes përfundimtare nga UEFA edhe rreth sulmuesit Erdon Daci, duke pasur parasysh se kanë arritur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Konjaspor për huazim një vjeçar të shkupjanit.

Sa i përket Angellov, ai me ekipin nga Çairi nënshkruajti kontratë një vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Angellov më herët në Maqedoni kishte luajtur edhe me Teteksin, Rabotniçkin dhe Metalurgun, nga e cila skuadër verën e vitit 2016-të ishte transferuar te Ujpeshti, duke iu bahskuar Enis Bardhit atë kohë. Bashkë me Bardhin, Angellov ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, me të cilën në vitin 2017-të arritën suksesin më të madh në nivel të futbollit kombëtarë, duke siguruar kualifikimin për në Europianin e Polonisë.

24-vjeçari Angellov gjithashtu ka regjistruar edhe një ndeshje me përfaqësuesen A të Maqedonisë.

Leave a Reply