Alioski shënon dhe sërish feston me zemër! Ja kujt ia dedikon… (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë Ezgjan Alioski formën e tij të mirë me fanellën e Lids Junajtedit në Angli, po e konfirmon edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë, shkruan “infOSport.mk”. Alioski në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve me fanellën “verdhekuq” ka arritur që të shënojë dy gola, duke ndihmuar Maqedoninë për të kryesuar grupin e katërt në kuadër të Ligës “D”.

Maqedonia avanson ndaj Armenisë me golin e Ezgjan Alioskit

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 септември 2018 г.

Ai pas atij goli të bukur të shënuar ndaj Gjibraltarit në transfertë, shënoi edhe sot përballë Armenisë, ndërsa edhe këtë herë festoi duke krijuar formën e zemrës me duar. Por në fakt pse Alioski gjithnjë feston në këtë mënyrë? Një gjë të tillë futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi e bëri të ditur përmes një prononcimi për “SuperSport 2”.

“E kam bërë edhe me Luganon, jo vetëm me Lidsin. Është në lidhje me familjen” – u shpreh Alioski, i cili nuk harroi ta bëjë edhe sonte pas golit të minutës së 13-të kur shënoi nga pika e bardhë.

Përveç Alioskit në fitoren 2:0 të Maqedonisë ndaj Armenisë, shënoi edhe kapiteni Goran Pandev. Maqedonia pas dy xhirove me 6 pikë kryeson renditjen në grupin e katërt të Ligës “D”.

 

Leave a Reply