INFO
Ballina > BALLINA > Lorik Cana i rikthehet futbollit, kësaj rradhe si drejtues!

Lorik Cana i rikthehet futbollit, kësaj rradhe si drejtues!

Lorik Cana kurrsesi nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga futbolli. Ai do të rikthehet përsëri në botën e sportit më të ndjekur në planet, dhe jo vetëm si opinionist siç e kemi parë herët e fundit, por edhe si trajner.

Cana ka folur për Lalaziosiamonoi” ku është shprehur: “Kam një fondacion në Kosovë, ku jam themelues dhe president, punoj me të vegjlit. Merrem pak edhe me televizion, por brenda dy viteve do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesionist. Nuk dua absolutisht të largohem nga bota e futbollit, do të bëj gjëra të tjera nëpërmjet fondacionit dhe TV-së, por kam dëshirën që të provoj botën e drejtuesve. Ku? Jo në Shqipëri, por gjithsesi në Europë”.

Por kurrsesi Cana nuk mund të rrinte pa komentuar edhe ecurinë e Shqipërisë dhe zhvillimin e futbollit të saj që pas pjesëmarrjes në Euro 2016.
Futbolli shqiptar ka pasur një hov të madh falë rezultateve të fundit të kombëtares, flas për kualifikimin historik në Europianin e fundit. Ishte një vitrinë e mirë e cila tregoi se ka lojtarë mjaft të mirë në një vend ku futbolli është sporti numër 1. Një krenari kombëtare jo vetëm nga pikëpamja futbollistike, një sukses që na ka lejuar të vendosim Shqipërinë në hartën botërore, kishte publicitet të madh për lojtarët”, përcjell Panorama.

Leave a Reply

Top