Fitoren e Kosovës e kanë komentuar edhe nga FIFA

FIFA ka komentuar fitoren e mbrëmshme të përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faroe, duke e quajtur si natë speciale në Prishtinë.
Në një postim në Twitter, FIFA nuk ka lënë pa përmendur as respektin që “Dardanët” treguan për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

“Natë speciale në Prishtinë me stadiumin e renovuar Fadil Vokrri, pasi Kosova e mposht Ishujt Faroe me rezultat prej 2 me 0, fitorja e parë në gara kompetitive. Gjatë ndeshjes fansat nderuan ish-presidentin e FFK-së, i cili fatkeqësisht vdiq këtë vit”, – thuhet në postimin e FIFA-së.

Leave a Reply