Nesër në FFM hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës të Maqedonisë

Nesër në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë duke nisur nga ora 12:00 do të hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë. Me ndeshjen e fundit të raundit të parë të zhvilluar sot ndërmjet Kozhufit dhe Shkëndijës e cila u fitua nga tetovarët me rezultat 0:2, u kompletuan të gjitha ekipet që do të marrin pjesë në këtë fazë të Kupës.

Në 1/8 e finales janë kualifikuar ekipet si Shkëndija, Rabotniçki, Kit-Go, Korabi, Bellasica, Skopje, Akademia Pandevi, Bregallnica, Pelisteri, Gostivari, Sileksi, Tikveshi, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Pobeda.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales në kompeticionin e Kupës do të luhen të mërkurën e ardhshme me 19 shtator, ndërsa takimet e kthimit tre javë më vonë.

Leave a Reply