Valon Ahmedi largohet nga Maribori, vazhdon karrierën në Izrael

Futbollisti kërçovarë, Valon Ahmedi, i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra shumë herë kampione e Sllovenisë, Maribor, duke provuar fatin e tij në kampionatin izraelit, njofton “infOSport.mk”.

Ahmedi i është bashkuar skuadrës së Hapoel Kiryat Shmona, me të cilën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Futbollisti nga Maqedonia që mbron edhe ngjyrat e Kombëtares shqiptare, është i kënaqur me këtë transferim, duke thënë se ka bërë një hap para në karrierë, pasi sipas tij kampionati izraelit, është një hap para atij slloven.

“Jam shumë i kënaqur nga kushtet e ofruara. Bëhet fjalë për një klub shumë të mirë dhe mendoj se ky transferim është një hap i rëndësishëm në karrierën time, pasi niveli i kampionatit izraelit është shumë më i fortë” – tha enkas për “infOSport.mk” Valon Ahmedi.

Futbollisti nga Kërçova pjesë e Mariborit ishte që nga fillimi i vitit 2016-të, ndërsa brenda periudhës dy vjeçare ai kishte regjistruar 34 ndeshje dhe 1 gol të shënuar. Te Maribori 23-vjeçari Ahmedi kishte arritur nga rradhët e NK Celje, te e cila skuadër kishte kaluar momentet e tij më të mira në karrierën profesioniste, ndërsa rikujtojmë gjithashtu se numëron edhe dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë.

Ahmedi me skuadrën e tij të re mund të debutojë që nesër në ndeshjen e javës së katërt kundër Netanya

Leave a Reply