Kampionët e Tiranës në kaos, munden edhe nga Laçi (VIDEO)

Asgjë nga skuadra kampione e vitit të kaluar te Tirana, skuadër kjo që me disfatën e sotme nga Laçi, mund të thuhet se edhe përfundimisht është përshëndetur me titullin e kampionit për sezonin 2020/2021, njofton “infOSport.mk”.

Problemet hasën që para fillimit të këtij takimi, kur trajneri Nevil Dede u largua dhe skuadrën e udhëhoqi Drjetori Sportiv, Tefik Osmani. Megjithatë edhe ky i fundit nuk arriti që të ndryshojë gjërat te kampionët që ndodhen në një situatë kaotike.

E gjithë kjo solli edhe disfatën e katërt sezonale për Tiranën në 16 javë kampionat, me ç’rast “bardheblutë” tashmë renditen në pozitën e 6-të me 20 pikë, 16 më pak se skuadra kryesuese e Vllaznisë.

1:0 triumfoi Laçi në “Selman Stërmasi”, falë ekzekutimit perfekt të goditjes së lirë nga ana e Mentor Mazrekajt, i cili me të djathtën e tij shënoi një super gol në rrjetën e Visar Bekajt.

Me këtë fitore Laçi rikthehet shumë shpejtë në pozitën e katërt, tashmë me 24 pikë, dy më pak se Teuta dhe Partizani që ndodhen në pozitat 2 dhe 3. Pikërisht këto dy skuadra pak më vonë do të takohen në ndeshjen e fundit të javës së 16-të në Superligën shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply