Ahmedi dhe Darboe debutojnë me disfatë te Shakhter Soligorsk!

Valon Ahmedi dhe Dembo Darboe kanë debutuar me disfatë me fanellën e skuadrës së Shakhter Soligorsk, skuadër kjo që fazën e përgatitjeve për sezonin e ri në elitën e futbollit bjellorus po i zhvillon në Abu Dabi,njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e tyre, Shakhter Soligorsk kishte përballë Zenitin rus, skuadër kjo që në fund falë golave të shënuar nga Kuzjev (7’) dhe Azmun (33’) shënoi fitore 2:0.

Ahmedi dhe Darboe e nisën ndeshjen si titullarë, për tu zëvendësuar më pas në fillimin e pjesës së dytë.

Kujtojmë që të dy iu bashkuan skuadrës kampione të Bjellorusisë gjatë këtij afati kalimtarë. Dembo Darboe për një shifër rekord prej gati 1 milion dollarë  u transferua nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa informacionet e “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e Ahmedit, drejtuesit e Shakhter Soligorsk skuadrës tetovare të Shkëndijës i kishin paguar 100 mijë euro. (infOSport.mk)

Leave a Reply