Golat e parë me Juven dhe Ronaldo vendos edhe një rekord tjetër

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo të dielën ka gjetur golat e parë në kampionatin italian me Juventusin, duke vendosur kështu edhe një rekord i ri.

Kristiano Ronaldo shënoi të dy golat për “Zonjën e Vjetër” në fitoren 2:1 ndaj Sasuolos, ndërsa falë kësaj “dopiete”, portugezi arriti në kuotën e 400 golave të shënuar në kampionatet europiane.

Gjithë këto gola Ronaldo i ka realizuar në të gjitha kampionatet ku ka luajtur, përfshirë këtu atë portugez, anglez, spanjoll, e tashmë edhe atë italian.

CR7 gjatë karrierës së tij ka realizuar 3 gola Sporting Lisbonën, 84 me Mançester Junajtedin dhe plotë 311 tjerë me Real Madridin, nga e cila skuadër këtë verë vendosi të transferohet te skuadra kampione e Italisë.

Tani ai vihet në ndjekje të pak futbollistëve që kanë realizuar shifra të ngjashme, pasi në Europë janë vetëm 4 futbollistë që kanë shënuar më shumë se ai.

Josef Bikan mban rekordin me 518 gola të realizuar në Austri dhe Republikën Çeke. Më pas vjen Ferenc Pushkash me 514 gola, Methju MekGrori me 410 dhe Uve Zeler me 406. Këta të fundit, qartësisht objektiva mëse të arritshme nga portugezi në një të ardhme të afërt.

Ndërkohë, në karrierë Ronaldo arriti kuotën e 678 golave, duke qenë i gjashti në renditjen e të gjitha kohëve.

Leave a Reply