Të martën starton Liga e Kampionëve,  ja sa para do të fitojnë klubet

Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve edhe zyrtarisht nesër në mbrëmje hap siparin për sezonin 2018/2019.

Skuadrat do të mbushin arkat e tyre me pjesëmarrjen në garën më të madhe në Europë, ku për çdo rezultat pozitiv do të shpërblehet bukur mirë. Çdo skuadër pjesëmarrëse do të përfitojë 15.25 milion euro, ndërsa kjo shumë mund të rritet nëse klubet kalojnë fazën e grupeve.

Çdo ekip do të marrë 2.7 milionë euro për fitore dhe 0.9 milion për barazimet e mundshme.

Kështu, një klub që arrin vetëm fitore të plotë do të marrë një total prej 16.2 milion euro në fund të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Çmimet do të rriten kur kalohet në fazën e eliminimeve direkte.

Për kualifikim në 1/8 e finales çdo skuadër do të marrë edhe 9.5 milionë euro, kualifikimi në çerekfinale do të pasurojë ato me 10.5 milionë euro, kualifikimi në gjysmëfinale me 12 milionë euro, kualifikimi në finale me 15 milionë për klub, teksa skuadra kampione e këtij edicioni do të merrte edhe 4 milionë euro shtesë.

Leave a Reply