Shifrat mbresëlënëse të Agueros me Mançester Sitin!

Argjentinasi Serhio Aguero ka rinovuar sot kontratën me Mançester Sitin deri në vitin 2021, duke kompletuar në këtë mënyrë 10 vite me ekipin që e bleu për 50 milion euro nga Atletiko Madrid në vitin 2011-të.

Ai  gjatë kësaj periudhe të kaluar te “citizens” arriti që të shndërrohet në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit me 204 gola në 299 ndeshje, mirëpo nuk janë këto shifrat e vetme impresionuese të Agueros me fanellën e Mançester Sitit, pasi ka edhe shumë shifra interesante që argjentinasi i ka arritur me skuadrën kampione të Anglisë.

33 – Sezoni më i mirë për Agueron me Sitin ka qenë sezoni 2016-17, kur shënoi 33 gola në të gjitha veprimtaritë.

82 – Sezoni me mesataren më të lartë të golave për ndeshje ka qenë sezoni 2013-14 kur ai shënoi 28 gola në 2289 minuta të luajtura, apo një gol në çdo 82 minuta.

36 – Aguero ka shënuar 146 gola në Premierligë, 36 më shumë se të gjithë futbollistët e tjerë, që kur ai ka zbarkuar në kampionatin anglez. I dyti është Hari Kejn me 110 gola.

25 – Mançester Siti ka shënuar 102 gola në Ligën e Kampionëve, ndërsa 26 prej tyre, ose 25% e golave të gjithë ekipit në këtë veprimtarin elitare janë pjesë e argjentinasit.

6 – Edhe pse Siti nuk ka fituar një trofe në Europë, Aguero ka fituar tre herë titullin në Premierligë dhe tre herë Liga Kupën e Anglisë.

51 – 30-vjeçari ka luajtur kundër 57 ekipeve që kur shkoi te Mançester Siti dhe nuk e ka gjetur golin vetëm kundër gjashtë kundërshtarëve: Paris Sen Zhermen, Juventus, Borusia Dortmund, Seltik, Lion dhe Bolton.

9 – Aguero ka regjistruar 9-te “tripleta”. Më mirë se ai ka bërë vetëm Alan Shirer, autorë i 11 “tripletave”.

14 – Njukasëll Junajted është “viktima” e preferuar e Agueros. Ai ka shënuar 14 gola në 13 ndeshje kundër skuadrës nga “Sent Xhejms Park”. Gjithsesi, mesataren më të lartë e ka kundër Vatfordit, ndaj të cilëve ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje.

19 – David Silva ka qenë “shërbyesi” më i mirë për Agueron.  Spanjolli ka dhënë 19 asiste për argjentinasin, Jaya Ture (17 asiste) dhe Kevin De Brujne (15 asiste).

Leave a Reply