Njihuni me 4 kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve

Të martën në ora 12:00, Shkëndija do të mësojë rivalët për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Skuadra tetovare bënë pjesë në vazon e skuadrave favorite, ndërsa tashmë ka mësuar edhe emrat e 4 kundërshtarëve të mundshëm në këtë fazë.

Në mesin e kundërshtarëve të mundshëm të “kuqezinjëve”, skuadra më me zë është ajo e Helsinkit nga Finlanda, të cilën skuadër Shkëndija e kishte mundur vite më parë, ndërsa 3 kundërshtarët tjerë të mundshëm, janë Konah Kvej Nomads nga Uellsi, skuadra sllovene e Mura dhe Borac Banja Lluka nga Bosnje e Hercegovina.

Në rast eliminimit që në raundin e parë, Shkëndija do të vazhdonte garat në raundin e dytë eliminatorë të “Europa Conference League”, ndërkohë për të arritur deri te garat e Liga Europa, Shkëndija do të duhet të kalojë të paktën raundin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply