Renova-Bellasica, statistika dhe kuriozitete që duhet ti dini për këtë ndeshje

Renova dhe Bellasica takohen sot në kuadër të javës së  6-të në Tetovë. Do të jetë kjo ndeshja e dytë që skuadra nga Strumica do ta zhvillojë pas asaj ndeshje me Shkëndijën, kur në kuadër të javës së tretë kishte pësuar disfatë me rezultatin 1:4.

SEZONI I RI

Renova pas fitores në start ndaj Rabotniçkit, tashmë 4 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore. Për më tepër skuadra nga Xhepçishti ka regjistruar vetëm një barazim, dhe 3 disfata, edhe atë identike 0:1. Në anën tjetër Bellasica edhe pas 5 xhirove të para nuk dinë për fitore, mirëpo gëzon loja e tyre, që nga ndeshja në ndeshje po përmirësohet. Ata në ndeshjen e fundit ndaj Makedonija Gj.P në transfertë ishin shumë afër fitores, mirëpo në fund morrën vetëm një barazim pa gola, ndërsa gjithashtu kishin barazuar edhe në ndeshjen e fundit si vendas ndaj Vardarit (1:1). Ndërkohë 3 xhirot e para të sezonit të ri ishin shumë negative për skuadrën nga Strumica që kishte pësuar tre disfata, duke bërë që drejtuesit e klubit në 3 ditët e fundit të merkatos të bëjnë plotë 4 përforcime.

RIVALITETI

Këto dy skuadra nuk kanë ndonjë rivalitet mes tyre. 3 ndeshjet e vetme mes këtyre dy skuadrave datojnë nga sezoni 2005/2006 me Renovën që kishte shënuar fitoren e fundit edhe atë në Strumicë. Ndërkohë në ndeshjen e vetme të zhvilluar në Tetovë, ishte Bellasica që kishte shënuar fitore 2:3, teksa një fitore tjetër skuadra nga Strumica kishte arritur si nikoqir (2:0).

MUNGESAT

Trajneri i Bellasicës për këtë ndeshje do të mund të llogarisë në shërbimet e gjithë futbollistëve, përfshirë këtu edhe emrat e rinj, ndërsa në anën tjetër mungesa e madhe te Renova do të jetë mbrojtësi Xhelil Abdulla, i cili në ndeshjen e fundit kampionale kundër Pobedës në Manastir ishte ndëshkuar me kartonë të kuq.

FUTBOLLISTË TË DALLUAR

Te Renova një ndër futbollistët që dallohet me shpejtësinë e tij dhe stilin e lojës, është Argjent Gafuri, mirëpo megjithatë është një futbollistë që nuk mund të vendos ndeshje. Futbollisti më me përvojë është kapiteni Fisnik Nuhiu, i cili që nga mosha e tij më e re është pjesë e kësaj skuadre dhe njeh shumë mirë ambientin dhe gjithçka që frymon me klubin, ndërsa kur është në pyetje goli kundërshtarë, atë më së miri e shijon Vllatko Stojanovski, që njëherit është edhe golashënuesi më i mirë i këtij sezoni me dy gola të shënuar.

Në anën tjetër te Bellasica dallon Zoran Baldovaliev, një futbollistë me mjaft eksperiencë edhe jashtë vendit, ndërsa kuptohet që me përvojën e tij të madhe klubin mund ta ndihmojë edhe mesfushori i ardhur nga FC Shkupi, Stefan Vujçiç, i cili në dy ndeshjet paraprake nuk ka marrë besimin e trajnerit që nga starti.

Leave a Reply