Milani rikthehet te fitorja (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore 4:1 ndaj Sasuolos në kuadër të javës së 7-të në “Serie A”. Frank Kesie kaloi në epërsi Milanin në minutën e 39-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Suso dhe Samu Kastijeho shënuan dy super gola, që i dhanë një goditje të rëndë skuadrës vendase.

Golin e vetëm për Sasuolon e realizoi rezervisti, Filipi Djuriçiç, mirëpo ishte kjo tëra që bënë futbollistët vendas, të cilët në shtesën kohë pranuan edhe një gol tjetër, që ishte pjesë e Susos.

Sasuolo në këtë mënyrë e humbi mundësinë për të zbritur nga pozita e dytë Napolin, ndërsa në anën tjetër “rossonerët” i dhanë fund serisë prej 3 barazimeve të njëpasnjëshme. Ishte kjo vetëm fitorja e dytë për Milanin këtë edicion, duke arritur kështu në kuotën e 9 pikëve dhe duke u renditur për momentin në pozitën e 10-të.

Leave a Reply