Hajati Sojdash largohet nga Çairi, drejtuesit e Shkupit në kërkim të trajnerit të ri

FC Shkupi ka mbetur pa trajner, pasi strategu turk Hajati Sojdash është larguar nga Çairi. Sojdash nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të skuadrës “bardheblu”, ndërsa e njejta është udhëhequr nga ndihmësit e tij.

Arsyet e largimit të strategut turk si duket janë rezultatet e dobëta në 8 xhirot e para të zhvilluara në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, me Shkupin që renditet e fundit në tabelë me vetëm 5 pikë të tubuara.

Sojdash në Çair erdhi si zëvendësues i Zekirija Ramadanit, që dha dorëheqje pas eliminimit të Shkupit nga Kupa e Maqedonisë në xhiron e parë. Në këtë situatë, drejtuesit e Shkupit janë në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa ditëve në vijim pritet edhe vet klubi të bëj njoftimin zyrtar për ndryshimet në postet e pankinës.

Leave a Reply