Yjet e Lacios i qëndrojnë besnik klubit

Çiro Immobile dhe Sergej Milinkoviç – Saviç kanë vazhduar kontratat e tyre me Lacion, njoftuan nga skuadra italiane. Çiro Imobile sipas kontratës së re në “Olimpiko” do të qëndrojë deri në sezonin 2022-2023. Ai gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Lacios shënoi plotë 29 gola, duke u shpallur edhe si golashënuesi më i mirë në “Serie A”.

Edhe 23-vjeçari Milinkoviç Saviç në “Olimpiko” do të mbetet edhe në 5 sezonet e ardhshme. Gjatë verës për shërbimet e tij intereshoheshin shumë skuadra të njohura europiane, mirëpo ai mbeti te Lacio, me të cilën skuadër tashmë vazhdoi kontratën, e cila me siguri se do të sjellë të ardhura edhe më të mëdha, në rast të ndonjë transferimi të tij në ndonjërën nga skuadrat gjigande europiane.

Leave a Reply