Shuhen ëndërrat e Real Madridit, Hazard mbetet te Çelzi

Eden Hazard pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Çelsin, pasi sipas “talkSport”, tekniku Antonio Konte e ka bindur sulmuesin belg për të qëndruar edhe më tej në “Stemford Brixh”.

Belgut 26-vjeçar kontrata me “blutë” e Londrës i përfundon në vitin 2020, por drejtuesit e Çelzit duan të vazhdojnë bashkëpunimin me yllin e tyre edhe për dy vite të tjera.

Gjigandët spanjoll të Realit të Madridit me ngulm po kërkojnë të bindin belgun e Çelzit, mirëpo si duket një gjë e tillë do mbetet vetëm si tentativë, pasi nëse duhet ti besohet “talkSport”, Hazard veçmë ka vendosur të ardhmen e tij.

Gjithnjë sipas “talkSport”, Abramoviç i ka ofruar Haardit një pagë javore prej 300 mijë sterlinash, që është për 50% pagë më e lartë se ajo që e kishte deri më tani.

Leave a Reply