Bardhi shënon një super gol me kokë (VIDEO)

Tranbzonspori ka kaluar në avantazh përballë Hatayspor në ndeshjen e vlefshme të javës së 21-të në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, skuadra mysafire kaloi në epërsi, duke ndezur edhe më shumë duelin.

Ishte pikërisht Enis Bardhi, ai që e kaloi Trabzonsporin në epërsi, kur pas një asistimi nga Anastasios Bakasetas, realizoi një super gol me kokë.

Ishte ky goli i katërt deri më tani në këtë sezon për shkupjanin, Bardhi, i ciki përflitet se do të largohet nga Trabzonspori gjatë kësaj merkatoje, pavarësisht paraqitjeve të mira që po bënë me fanellën e skuadrës kampione të Turqisë.

Leave a Reply