Super Uzuni, dy gola brenda tre minutash!

Myrto Uzuni është bërë protagonist absolut në ndeshjen që po luhet momentalisht mes Granadas dhe Andorra FC në La Liga 2.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë dy gola brenda 3 minutave, më saktësisht në minutën e 10-të dhe 13-të, pas dy super asisteve të bëra nga ana e ish futbollistit të Real Madridit dhe Napolit, Hoze Kallehon.

Falë kësaj “dopiete”, Uzuni arriti në kuotën e 14 golave të shënuar  duke e bërë sulmuesin shqiptar më të mirin në La Liga2.
Një formë e jashtëzakonshme nga Uzuni, për të cilin interesimet janë të shumta ndërsa me interes e sheh edhe trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, i cili pritet t’i japë “çelësat” e sulmit 27-vjeçarit, bashkë edhe  me Armando Brojën.

Leave a Reply