Shkëndija i tregon Vardarit se kush është kampioni (VIDEO)

Shkëndija i ka shkaktuar disfatën e parë Vardarit këtë edicion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke i treguar skuadrës shkupjane se kush është kampioni i vërtetë. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani shënoi fitore 0:2, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, njofton ‘infOSport.mk’.

Golin e parë e realizoi Izair Emini në minutën e fundit të pjesës së parë, gol ky që shkaktoi protesta të shumta nga ana e futbollistëve vendas, me në krye portierin Filip Gaçevski, i cili dëshironte me çdo kusht që të ju dëshmojë arbitrëve se topi nuk kishte kaluar vijën fatale të golit të tij.

Goli i Shkëndijës ndaj Vardarit

Goli i Shkëndijës ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 0:1(I. Emini 45+3')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 21 октомври 2018 г.

Megjithatë edhe përkundër këtyre protestave, vendimi i arbitrëve nuk ndryshoi, ndërsa Gaçevski bashkë me brazilianin Lira u ndëshkuan me të verdhë.

Kësisoj pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Shkëndijës, protestat e tepruara nga ana e futbollistëve vendas të Vardarit, të cilët në ato momente aspak nuk dëshmuan se janë profesionistë të vërtetë, e mbi të gjitha ofendimet e panevojshme të ‘komitëve’ në adresë të shqiptarëve.

Ofendimet e Komitëve ndaj shqiptarëve

Ofendimet e Komitëve ndaj shqiptarëve

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 21 октомври 2018 г.

Këta të fundit me avazin e vjetër vazhduan edhe gjatë pjesës së dytë, ndërsa pikërisht në momentet e fundit të takimit, kur ofendonin me fjalë nga më të ndytat shqiptarët, erdhi ndëshkimi nga ana e Besart Ibraimit, i cili qetësoi në maksimum ata, duke ju bërë me dije se ai është këtu për të bërë ligjin dhe për ti dhënë fitoren më se të merituar skuadrës së tij.

Komitët ofendojnë, Ibraimi me golin e dytë i ndëshkon

Komitët ofendojnë, Ibraimi me golin e dytë i ndëshkonVARDARI – SHKËNDIJA 0:2(B. Ibraimi 90')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 21 октомври 2018 г.

Me këtë fitore Shkëndija ka ngushtuar në vetëm 4 pikë diferencën ndaj Vardarit, që vazhdon të kryesojë renditjen me 23 pikë, teksa Shkëndija me 19 pikë tashmë e vetme renditet në pozitën e dytë, duke lënë pas vetes Akademia Pandevin me 3 pikë më pak.

Leave a Reply