Merita e Zahov në golin e dytë të shënuar nga Ibraimi ndaj Vardarit (VIDEO)

Fitorja e Shkëndijës ndaj Vardarit të dielën ishte më se e merituar, ndërsa përveç dy golashënuesve, Eminit dhe Ibraimit, meritat e tij në këtë fitore i kishte edhe portierit Kostadin Zahov. Edhe pse nuk kishte aq shumë punë në këtë takim, duke pasur parasysh se sulmet e futbollistëve të Vardarit ishin sporadike dhe thuajse aspak të rrezikshme, një detaj që është regjistruar edhe që meritat shkojnë edhe për portierin Zahov, është momenti gjatë shënimit të golit të dytë nga ana e Besart Ibraimit.

Komitët ofendojnë, Ibraimi me golin e dytë i ndëshkon

Komitët ofendojnë, Ibraimi me golin e dytë i ndëshkonVARDARI – SHKËNDIJA 0:2(B. Ibraimi 90')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 21 октомври 2018 г.

Gardiani i skuadrës tetovare fillimisht ndali tentativën e Micevskit, që më pas me një diagonale të gjatë të gjejë brazilianin Zhunior atje në sulm, i cili pasoi për Nafiun, ndërsa ky i fundit për mjeshtrin e golave Ibraimi, që shënoi golin e fundit të këtij takimi derbi, në të cilin Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Falë kësaj fitore Shkëndija ka ngushtuar diferencën në pikë ndaj Vardarit në vetëm 4 pikë, me shkupjanët që kryesojnë renditjen me 23 pikë.

Ndeshjen e rradhës Shkëndija në Tetovë do ta zhvillojë kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa Vardari sërish do të luaj në Shkup, ku do të mirëpret Renovën.

Leave a Reply