Goli i Izair Eminit është i pastër, pamjet tregojnë qartë (VIDEO)

Goli i Izair Eminit në derbin ndaj Vardarit, ngriti shumë polemika në mediat vendore, por edhe nga tabori i skuadrës nga Shkupi të cilët kundërshtonin dhe fajësonin arbitrin anësor Kushtrim Luma për vendimin e dhënë.

Emisioni ‘Sportmania’ që transmetohet në televizionin SHENJA, ka publikuar një video-material në të cilën shihet qartë kur topi kalon vijën fatale dhe se goli i futbollistit të Shkëndijës është i pastër.

Triumfi i Shkëndijës në derbin me Vardarin u polemizua për golin e parë të tetovarëve që kontestohej nga vendasit. Pamjet në vijim mbase do të qartësojnë shumë gjëra….👇👇

Публикувахте от Tv Shenja в Вторник, 23 октомври 2018 г.

 

Leave a Reply