Kush ishte miliarderi tajlandez që e bëri Lesterin të jetë një klub i madh dhe të shpallet kampion në Angli?

Mediat angleze tashmë kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e pronarit të klubit të Lester Sitit, Viçai Srivaddhanaprabhas, i cili rezultoi të jetë pjesë e aksidentit të tmerrshëm të rrëzimit të helikopterit gjatë ditës së shtunë, vetëm një ora pas përfundimit të ndeshjes, që skuadra e tij e zhvilloi përballë Uest Hamit në kuadër të javës së 10-të në Premierligë.

Biznesmeni tajlandez humbi jetën në moshën 60 vjeçare, kurse bashkë me të në bordin e helikopterit ishte edhe vajza e tij.

Srivaddhanaprabha e kishte blerë Lester Sitin gjatë vitit 2010 dhe e kishte shndërruar në një nga emrat më të respektueshëm në Premierligë, duke shokuar Anglinë dhe gjithë Europën në sezonin 2015/16 kur Lester Siti u shpall kampion i këtij shteti.

Kur e kishte blerë ekipin e Lester Sitit, kjo e fundit garonte në Championship, liga e dytë për nga rangu në Angli dhe shuma e përgjithshme e blerjes ishte 40 milionë sterlina.

Transformimi i këtij klubi nga një anëtar i Championshipit, në kampion të Premierligës brenda 6-të viteve, është një nga tregimet më interesante të kësaj dekade në futbollin europian, duke iu referuar statistikave zyrtare.

Srivaddhanaprabha është themelues i kompanisë King Poëer International, që operon me një rrjet të fuqishëm të dyqaneve Duty Free.

Firma e themeluar më 1989, i ka mundësuar për gati tri dekada, këtij biznesmeni të akumulojë pasuri në vlerë gati 5 miliardë euro dhe ti bëjë atij një vend ndër 400 njerëzit më të pasur në listën e multi milionerëve që boton revista Forbes, Srivaddhanaprabha ka qenë besimtar i devotshëm budist, njeri që shumë shpesh ka shkuar me helikopter në ndeshjet e klubit të tij dhe ka pasur marrëdhënie të veçante me futbollistët.

Përveç futbollit, pasion e  ka pasur edhe sportin e polos, bëjnë të ditur mediat angleze që shtojnë se e ka pasur zakon që për ditëlindjen e tij, ti qeraste tifozët në stadium me birra dhe petulla.

Po ashtu, mediat e specializuara për futboll më herët kishin raportuar se Srivaddhanaprabha kishte blerë edhe klubin Leuven, që bën gara në rangun e dytë të futbollit në Belgjikë.

Leave a Reply