Aleksis Sançez drejt PSZH-së

Alexis Sanchez prej më shumë se një viti është pjesë e organikës së Djajve të Kuq por ecuria e tij përgjatë muajve të fundit me Manchester United bën që drejtusit e klubit anglez të mendojnë mundësinë e transferimtit të tij gjatë verës së ardhshme. Kiliani 29-vjeçar ishte zëvendësimi i pazakonshëm në fitoren 2-1 të fundjavës ndaj Evertonit ndërkohë që një javë më parë u impenjua vetëm në minutat e fundit në takimin me Chelsean duke konfirmuar kështu pozitat e tij të minuara në organikën e Mourinhos dhe siç raporton prestigjiozja britanike The Sun, drejteusit e klubit nga Old Trafford po mendojnë ta shesin atë tek francezët e PSG.

Sanchez aktualisht është lojtari që përfiton më shumë në aspektin financiar në organikën e United duke arkëtuar në llogarinë e tij rreth 500 mijë paund në javë plus bonuset. Sa i takon francezëve të PSG ata mund të projektojnë tek ish ylli i Arsenalit zëvendësuesin ideal për vendin e lënë bosh në rast largimi të ndonjë prej dyshes së talentuar Neymar-Mbappe zërat për largimin e të cilëve po shtohen gjithnjë e më shumë.

Leave a Reply