LPFMV, FC Shkupi udhëton në Kavadar, Voska Sport mirëpret Makedonija GJ.P, transfertë e vështirë për Gostivarin

Dita e sotme është e rezervuar për 4 ndeshje të Ligës së Parë, diçka jo e zakonshme, por që realisht ndodh kur përfaqësuesja e vendit fillon përgatitjet për ndeshjet e saj në kuadër të eliminatoreve, shkruan “infOSport.mk”.

FC Shkupi me trajnerin e ri Mladen Zhizhoviç po bënë mirë, teksa kjo skuadër ka regjistruar 4 fitore të njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe atë të fundit ndaj kampionëve në fuqi të Struga Trim Lum. Sfida e rradhës për skuadrën nga Çairi, por edhe trajnerin boshnjak, është ajo kundër Tikveshit në Kavadar, aty ku shumë skuadra nuk e kanë të lehtë për të arritur deri tek tre pikëshi.

Voska Sport në Ohër do të mirëpret Makedonija GJ.P dhe me një sulmues të disponuar për gola, si Aleksa Marushiç, mund të shpresojë në pikë të reja dhe në ndërprerjen e serisë prej 4 disfatave të njëpasnjëshme.

Transfertë e vështirë për Gostivarin në Strumicë, skuadër kjo që për herë të parë këtë edicion ka arritur të lidh dy ndeshje ppa humbje. Fitore ndaj Vardarit dhe një barazim i madh përballë Shkëndijës, janë një paralajmërim i mirë për këtë skuadër para ndeshjes me AP Brera, që tashmë është futur në një krizë, kjo pasi 5 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.

A do të shfrytëzojë Gostivari këtë situatë jo të volitshme te skuadra e AP Brera, mbetet të shihet vetëm pas ndeshjes, diku pak para orës 16:00, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë edhe rezultatin përfundimtarë nga sfida mes Bregallnicës dhe Rabotniçkit.

Java e 10-të në elitën e futbollit vendor, mbyllet të dielën me dy super ndeshje. Në Strugë do të zhvillohet derbi midis kampionëve të Struga Trim Lum dhe Sileksit, ndërkohë në Maxhari, në stadiumin “Boris Trajkovski”, do të takohen njohësit e vjetër, Vardari dhe Shkëndija. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 10

Tikveshi 07.10 (14:00h) FC Shkupi
Voska Sport 07.10 (14:00h) Makedonija Gj.P
AP Brera 07.10 (14:00h) Gostivari
Bregallnica 07.10 (14:00h) Rabotniçki
Struga Trim Lum 08.10 (14:00h) Sileksi
Vardari 08.10 (14:00h) Shkëndija

Leave a Reply