Ankth te kombëtarja shqiptare, Gjimshiti dëmtohet vetëm 1 javë para “finales” me Çekinë

Fitorja e Atalantas 2:1 kundër Sportingut të Lisbonës në transfertë, ndeshje kjo e vlefshme për grupet e Liga Europa, solli gëzim në mesin e tifozëve nga Bergamo, mirëpo jo edhe për tifozët shqiptarë dhe seleksionuesin e kombëtares shqiptare, Silvinjo, kjo pasi Berat Gjimshiti, duheshe të lëshoj fushën para kohe.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare doli në minutën e 54-të, pasi pësoi një tendosje muskulore në kofshën e djathtë.

Nuk dihet niveli i dëmtimit dhe priten informacione të mëtejshme që do të vijnë në orët në vijim pas testeve që do të kryhen.

Një lajm aspak i mirë ky për Kombëtaren shqiptare dhe seleksionuesin Silvinjo, pasi me datë 12 tetor, Shqipëria do të presë në “Air Albania”, Republikën Çeke dhe mungesa e një lideri si Gjimshiti do të ishte fatale, për një ndeshje kaq të rëndësishme, ku mund të vendoset edhe fati i rrugëtimit të “kuqezinjëve” drejt Euro 2024.

Leave a Reply