Ibra dhe Runi në garë për trofeun “MVP” në Amerikë

Major League Soccer (MLS) në Amerikë ka përcaktuar skuadrat që do të shkojnë në play off dhe do të luajnë për titullin kampion, ndërkohë që janë përcaktuar edhe 5 futbollistët finalistë që janë ende në garë për trofeun MVP (Most Valuable Player).

Ata janë paraguajani Miguel Almiron e venezueliani Josef Martinez, që luajnë me skuadrën e Atlanta United, meksikani Carlos Vela që luan me Los Angeles FC, suedezi Zlatan Ibrahimovic, që luan me LA Galaxy dhe britaniku Wayne Rooney, që luan me DC United.

Ajo që bie në sy është se në listë janë dy ikona të futbollit botëror, si Ibrahimovic e Rooney, që kanë vetëm pak muaj që luajnë në Amerikë, por menjëherë janë bërë idhuj dhe konsiderohen si dy kandidatët kryesorë për trofeun MVP. Ibrahimovic ka realizuar 22 gola, ndërsa Rooney 12, të dy lojtarë që erdhën nga Premier League.

Leave a Reply