Marselo do ti mungojë Realit për një muaj

Marselo mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në një muaj, për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen derbi ndaj Barcelonës (1:5).

Si rezultat, braziliani u la jashtë ekipit për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Melillas, në të cilën ndeshje ‘mbretërit’ shënuan fitore (0:4). Ndërkohë që klubi ende nuk ka shpallur një datë zyrtare për rikthimin e Marselos në veprim, përflitet se mbrojtësi do të mungojë afërsisht 3-4 javë.

“Pas testeve të kryera të Marselos nga ana e stafit mjekësor të Real Madridit, ai është diagnostifikuar me një dëmtim të muskujve. Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet has pas hapi” – thanë nga klubi ‘mbretëror’.

Përveç Marselos, është edhe Rafael Varane ai i cili mund të mungojë për një muaj, ndërsa jashtë kombinimi është edhe Mariano Diaz.

Leave a Reply