Ja sa para fiton Ronaldo për një postim në Intsgram

Ronaldo nuk është i suksesshëm vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Në fakt, ai tejkaloi Selene Gomez si personi më i ndjekur në “Instagram”.

Ronaldo është tani personi më i ndjekur në “Instagram” me 144.3 milionë, vetëm disa mijëra ndjekës përpara Selena Gomezit në vendin e dytë.

Por ju mund të pyesni veten, sa fiton ylli i Juventusit për një postim? Sipas “Forbes”, Ronaldo fiton rreth 650 mijë euro për një postim, duke lënë pas vetes brazilianin Nejmar me 515 mijë euro dhe  yllin argjentinas, Lionel Messi me 430 mijë euro.

Ronlado pas nëntë viteve të kaluara te skuadra e Real Madridit gjatë kësaj vere për një shifër prej 100 milion eurove u transferua te Juventus, te e cila skuadër në vit përfiton plotë 30 milion euro.

Leave a Reply