Ja cili arbitër do të referojë ndeshjen Shkëndija-Shkupi

Federata e futbollit të Maqedonisë ka caktuar emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 13-të, që në program janë të dielën, njofton ‘infOSport.mk’. Përballjen midis dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit në Tetovë do ta ndajë arbitri nga Ohri, Marjan Markoski, të cilin do ta ndihmojnë edhe dy arbitrat nga Manastiri, Zlate Lozanoski dhe Petar Stepanovski, teksa arbitër i katërt do të jetë Bllagojçe Rallevski, gjithashtu nga Manastiri.

Renovës në ndeshjen në Shkup ndaj Makedonija Gj.P do i referojë Dejan Jakimovski, ndërkohë ndeshjen midis Akademia Pandev dhe Rabotniçkit do ta drejtojë Jovan Kaçevski.

Arbitri Dimitar Meçkarovski do ta jetë kryesori i takimit midis Vardarit dhe Bellasicës që do të zhvillohet në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari, teksa Krumislav Gjorgiev nga Shtipi do të ndajë drejtësinë në ndeshjen midis Pobedës dhe Sileksit që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kërçovë.

Leave a Reply