E mërkura sjellë ndeshjet e para çerekfinale të Kupës

Të mërkurën në futbollin vendor në program janë ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’.

Shkëndija në Tetovë përballë do të ketë Pobedën, ndaj së cilës do të kërkojë që të hakmerret për atë disfatë të papritur në ndeshjen kampionale, ndërsa gjithashtu edhe Rabotniçki do të bëjë çmos që ti hakmarret Makedonija Gj.P për disfatën e thellë 3:0 në kuadër të javës së 7-të.

Akademia Pandev konsiderohet si një favorit i madh për duelin ndaj skuadrës së vetme nga Liga e Dytë që ka arritur deri në këtë fazë, Korabit, ndërsa një ndeshje me shumë paqartësi pritet të jetë edhe ajo në Kratovë midis Sileksit dhe Bellasicës.

Që të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00, ndërsa rikujtojmë se ndeshjet kthyese në program janë me datë 05 dhjetor.

Kupa e Maqedonisë
Ndeshjet e para çerekfinale
A. Pandev 13:00 Korabi
Makedonija Gj.P 13:00 Rabotniçki
Shkëndija 13:00 Pobeda
Sileksi 13:00 Bellasica

Leave a Reply