Trençovski: Të jemi të kujdesshëm ndaj Korabit, në ndeshjet e Kupës asgjë nuk ka të sigurtë

Trajneri i Akademia Pandev, Jugoslav Trençovski në një prononcim për ‘infOSport.mk’ foli për ndeshjen e sotme ndaj Korabit, e vlefshme për ndeshjet çerekfinale të Kupës. Sipas tij ndeshjet e Kupës çdoherë kanë ditur të sjellin befasi, ashtu që me mjaft seriozitet do ti qasen edhe këtij takimi.

‘Futemi shumë të kujdesshëm në ndeshjet e Kupës. Këtu çdoherë ka ndeshje jo të sigurta. Kemi disa mungesa në formacion, megjithatë do të mundohemi që të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin, përkundrazi edhe ndaj tyre do të luajmë me formacionin më të mirë që kemi për momentin në disponim’ – tha trajneri i Akademia Pandev, Jugoslav Trençovski.

Ndeshja midis Akademia Pandev dhe Korabit do të zhvillohet në stadiumin ‘Kukush’ në Turnovë të Strumicës me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply