Bolt paralajmëron përfundimin e karrierës në futboll akoma pa e nisur mirë

Usain Bolt do të vendos përfundimisht se a do ta ndjek ëndrrën për të qenë futbollist në fund të nëntorit.

Usain Bolt zbuloi se mund të heqë dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë një futbollist profesionist pavarësisht se ka “shumë oferta” dhe se do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fund të nëntorit.

Njeriu më i shpejtë në botë së fundi ishte në prova te Central Coast Mariners, por nuk arriti marrëveshje me klubin australian.

“Me Central Coast ne nuk arritëm një marrëveshje, por unë kam shumë oferta nga klube tjera,” – ka thënë Bolt.

“Tani ne vetëm po përpiqemi të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë”.

“Ne do të marrim një vendim para fundit të nëntorit, nëse do të shkoj në një klub tjetër ose do të largohem përfundimisht”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply