Rikthehet Liga e Kombeve, spikat ndeshja Kroaci – Spanjë

Kompeticioni më i ri i UEFA-s që ka për qëllim eliminimin e ndeshjeve miqësore ka hyrë në fazën finale në fazën e grupeve.

Brenda pak ditëve, kombëtaret pjesëmarrëse, në mesin e të cilave janë edhe Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova dhe gjithë Europa do të zhvillojnë ndeshjet e xhiros së pestë dhe të gjashtë.

Gjithçka nis sot ku janë paraparë të zhvillohen 9-të ndeshje, ndërsa pa dyshim ndeshja që spikat më së shumti, është ajo e Ligës ‘A’ midis nënkampionëve të Botës, Kroacisë dhe ish kampionëve të Botës, Spanjës.

Megjithatë nuk duhet anashkaluar edhe ndeshjet tjera, që në program janë gjatë ditës së sotme, e ku pjesa më e madhe stratojnë në ora 20:45, me përjashtim të ndeshjes Kazakistani – Letonia nga Liga ‘D’, që starton në ora 16:00.

Liga e Kombeve – Liga ‘A’
20:45 Belgjika – Islanda
20:45 Kroacia – Spanja

 

Liga e Kombeve – Liga ‘B’
20:45 Austria – Bosnja dhe H.

 

Liga e Kombeve – Liga ‘C’
20:45 Greqia – Finlanda
20:45 Hungaria – Estonia

 

Liga e Kombeve – Liga ‘D’
16:00 Kazakistani – Letonia
20:45 Andora – Gjeorgjia
20:45 Luksemburgu – Bjellorusia
20:45 San Marino – Moldavia

Leave a Reply