Spanja do ti lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet shtetërore

Spanja do t’i lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet shtetërore në garat ndërkombëtare që organizohen në këtë vend, edhe pse Madridi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Vendimin e mori Komiteti Olimpik i Spanjës, pasi Huan Antonio Samaranç, nënpresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, paralajmëroi se refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën është një pengesë për organizimin e garave të mëdha sportive në këtë vend.

“Qeveria spanjolle do t’iu sigurojë delegacioneve sportive nga Kosova, që konkurrojnë në Spanjë, vizat e duhura dhe do t’iu lejojë atyre përdorimin e simboleve kombëtare, himnin dhe flamurin, në përputhje me protokollin olimpik”, tha përmes një deklarate Komiteti Olimpik i Spanjës.

Spanja së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, edhe dhjetë vjet pas shpalljes së saj.

Leave a Reply