Robin Krasniqi i gatshëm pret duelin e së shtunës, ja çfarë thotë

Robin Krasniqi të shtunën do të rikthehet në ring, për tu përballur me Ronny Landaetan. Bëhet fjalë për një boksier nga Venezuela, i cili doli në skenë vetëm pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mia do të shkonin huq” – ka thënë Krasniqi.

“Ai (Landaeta) do të jetë ndryshe në ring. Qetësia e tij tregon se a është përgatitur mirë, duket i sigurt, ka vetëbesim,” – u shpreh boksieri shqiptarë

Ndryshe, dy boksierët do të zbresin në ring të shtunën nga ora 22:20 në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, për të luftuar për titullin EBU (European Super Middleëeight).

Për Haxhi Krasniqin do të jetë kjë lufta e tij e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 48 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata. Në anën tjetër për boksierin venezuelian, do të jetë ky meçi i 17-të, ndërsa deri më tani nuk dinë për humbje, duke regjistruar 16 fitore.

Leave a Reply