Derbi i madh midis Çelzit dhe Liverpullit i zhvillluar në “Stemford Brixh” është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Çelzi ishte shumë afër fitores, pasi me golin e shënuar nga Eden Hazard në minutën e 25-të avansonte deri në minutën e 89-të, atëherë kur në skenë te skuadra nga “Enfilld Roud” doli rezervisti Daniel Starixh. Ky i fundit pasi pranoi një top nga ana e Xherdan Shaqirit, me të majtën e tij lëshoi një proektil të vërtetë, që përfundoi në rrjetën e portierit Kepa.
Për dallim nga kjo ndeshje që u mbyll me barazim skuadrat tjera favorite si Mançester Siti, Totenhami dhe Arsenali shënuan fitore identike 2:0 ndaj Brajton, Hadersfilld, gjegjësisht Vatfordit, teksa edhe njëherë tjetër dështoi Mançester Junajtedi i Murinjos, që në ndeshjen e parë të javës së 7-të u mund në transfertën ndaj Uest Hamit.
Premierliga angleze, Java VII | ||
West Ham | 3 – 1 | Manchester Utd |
Arsenal | 2 – 0 | Watford |
Everton | 3 – 0 | Fulham |
Huddersfield | 0 – 2 | Tottenham |
Manchester City | 2 – 0 | Brighton |
Newcastle | 0 – 2 | Leicester |
Wolves | 2 – 0 | Southampton |
Chelsea | 1 – 1 | Liverpool |