Shfaqet në skenë edhe një talent, Musli Lika debuton me FC Shkupin

Edhe pse nuk po arrijnë të gjejnë formën e duhur këtë sezon, FC Shkupi po vazhdon duke punuar me shkollën e futbollit, duke aktivizuar talent të rinjë që posedojnë në kampin “bardheblu”.

I fundit që shfaqet në skenë te skuadra nga Çairi është Musli Lika. Talenti 18 vjeçar debutoi për ekipin e parë të Shkupit sot në ndeshjen ndaj Renovës.

Drejtuesit së bashku me stafin teknik të FC Shkupit, vlerësuan që t’i japin mundësinë talentit të tyre që është njëri prej më të mirëve në gjeneraten e tij. Lika posedon tipare sulmuesi, ndërsa sot u aktivizua në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Viktor Angellovin dhe luajti për 20 minuta.

“I kënaqur me debutimin me fanellën e skuadrës ku jam rritur me futboll që nga fëmijëria. Të ndikuar nga rezultati i ndeshjes, nuk e kisha luksin që të luaj në poziten time ideale, me trajnerin që na rekomandoj të tërhiqemi më shumë në mbrojtje. Por, gjithsesi nuk kisha gabime dhe stafi u nda i kënaqur me paraqitjen time të parë, shpresojë të fitojë edhe më shumë besimin e trajnerit dhe të aktivizohem edhe në ndeshjet tjera dhe të regjistrojmë rezultate pozitive. Faleminderojë të gjithë për përkrahjen, posaçërisht familjes dhe trajnerit tim Erkan Murseli që më ka ndihmuar dhe më ka përgatitur në mënyrë profesionale të arrijë të luajë me ekipin e parë” tha për “InfOSport.mk”, Musli Lika.

18 vjeçari ka qenë i grumbulluar edhe më herët me FC Shkupin, mirëpo nuk ka regjistruar paraqitje në ndeshje. Lika iu bashkohet talentëve tjerë si Suhejl Muharemi, Besir Ramadani e Jusuf Aliu që më herët kishin debutuar me ekipin e parë të “bardhebluve”./InfOSport.mk

Leave a Reply