Sallah i përgjigjet banderolës së vogëlueshes që po bënë xhiron e Botës (VIDEO)

Sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Mohamed Sallah pa dyshim se është një figurë shumë e dashur në shtetin e tij të Egjiptit. Kur luan kjo kombëtare të gjitha shpresat e tifozëve egjiptian janë me Mohamed Sallah, ndërsa i njëjti gëzoi ata edhe në ndeshjen e fundit në të cilën Egjipti mundi Tunisin me rezultatin minimal 3:2, falë pikërisht golit të tij në minutën e fundit të takimit.

Megjithatë pata fillimit të takimit ishte një vajzë e vogël që kishte tërhequr vëmendjen e shumë gazetarëve dhe tele kamerave, pasi e njëjta në duart e saj mbante një banderolë me mbishkrimin: ‘Sallah, të lutem shëno sa më shpejt, pasi më duhet të iki në shtëpi dhe të bëj detyrat’.

Megjithatë në fushë gjërat nuk shkuan ashtu siç dëshironte vetë vogëlushja, pasi Sallah golin e fitores e realizoi fare në fund, ndërsa kjo ka bërë që ylli egjiptian të ndihet fajtor që e kishte lënë vogëlushen të presë deri në fund të takimit.

Mirëpo përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në ‘Tëitter’, Sallah iu përgjigj vogëlushes, duke i kërkuar falje: “Më vjen keq që të mbajta deri në fund të ndeshjes. U mundova të të lija të lirë sa më shpejt, por shpresoj që mësuesit të kuptojnë situatën”, –  kishte shkruar heroi i Kombëtares së Egjiptit.

Leave a Reply