Çallandes: Azerbejxhani favorit, por ne luajmë për fitore

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Çallandes është treguar mjaft i matur në deklaratat e tij rreth takimit vendimtarë të ‘Dardanëve’ ndaj Azerbejxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve. Ai madje thotë se Azerbajxhani është favorit në këtë ndeshje, mirëpo duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për Kosovën, fitorja në këtë ndeshje është synimi i tyre kryesor.

“Do të kemi një lojë të mirë dhe e dimë se është rrethi i fundit dhe gjasat për fitore janë 50 me 50 përqind. Në Azerbajxhan kemi luajtur baraz. Skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prandaj edhe gjasat janë të barabarta. Azerbajxhani është favorit pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne, por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi”, – tha mbrëmë Çallandes në konferencën për media.

Në 5 xhirot e deritanishme të grupit 3, Kosova ka regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime, duke kryesuar tabelën me 11 pikë, 2 më shumë se kundërshtari i sotëm, Azerbejxhani, ashtu që ekipit ‘Dardan’ do i shkonte për shtati edhe një barazim, për të siguruar një vend në ndeshjet e ‘play-off-it’.

Leave a Reply