Kehill përforcon mbrojtjen e Milanit!

Milani është një tjetër klub i madh evropian, që është futur në garë për mbrojtësin e Çelzit, Geri Kehill.

Sipas mediave italiane, “Rossonerët” janë të interesuar për mbrojtësin anglez, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohen edhe dy skuadrat angleze, Mançester Junajtedi dhe Aston Villa.

Është vetë trajneri Xhenaro Gatuzo që ka kërkuar transferimin e mbrojtësit anglez, i cili me ardhjen e teknikut italian Mauricio Sarri te Çelzi, ka humbur statusin e një titullari.

Gatuzo gjatë këtij dimri, dëshiron të sjellë një mbrojës cilësorë, dhe Kehill thuhet se është në krye të listës së përforcimeve të përpiluara nga ana e trajnerit ‘kuqezi’, i cili po has në shumë probleme gjatë këtij edicioni kur janë në pyetje futbollistët e dëmtuar.

Leave a Reply