Bullgari Iliev i thotë lamtumirë Pelisterit

Mesfushori bullgar, Dimitar Iliev është futbollisti i rradhës që ka braktisur rradhët e Pelisterit, njofton “infOSport.mk”. Pas Bllagoja Ljamçevskit, i cili iu bashkua FC Shkupit, Martin Kovaçev që u rikthye në Bullgari dhe treshes Popzlatanov, Cvetanoski dhe Toshevski që sot u prezantuan te Vardari, edhe Iliev vendosi ti thotë lamtumirë skuadrës nga Manastiri, që ndodhet në një krizë të vështirë financiare.

Pikërisht mos pagesa ka qenë arsyeja që Iliev ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Pelisterin, skuadër kjo që do ta ketë shumë të vësjtirë mbijetesën në mesin e më të mirëve, duke pasur parasysh ndodhitë e fundit dhe pozitën në të cilën e mbylli pjesën e parë të sezonit në LPFM.

“Të gjelbrit” nga Manastiri në 18 xhiro të zhvilluara tubuan vetëm 16 pikë, duke u renditur në pozitën  parafundit.

Futbollisti i lindur në Qustendil të Bullgarisë gjatë karrierës së tij përveç me Pelisterin, ka lujatur edhe me Pirin Blagoevgrad, Marek, Septemvri Simitli dhe Montana.

Leave a Reply