Godet Vardari, prezanton tre përforcime të reja

Skuadra kampione e Maqedonisë në futboll, Vardari para startit të përgatitjeve dimërore, ka përforcuar skuadrën me tre emra të rinj. Bëhet fjalë për tre futbollistët e Pelisterit, Kristijan Toshevski, Jovan Popzlatanov dhe Mmatej Cvetanoski. Që të tre me “kuqezinjtë” nga Shkupi kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare.

23-vjeçari Toshevski luan në krahun e djathtë, ndërsa falë paraqitjeve të mira me Pelisterin, ai së fundmi ftohej nga ana e Angellovskit edhe në përfaqësuesen “A” të Maqedonisë, për të cilën ka regjistruar 4 paraqitje.

Pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, mirëpo asaj shpresa, është edhe shkupjani 21-vjeçar Popzlatanov, i cili gjithashtu luan në krahun e djathtë, por gjithashtu mund të luaj edhe si futbollist më i avansuar në të njëjtën anë.

Ndërkohë sa i përket Cvetanoskit, bëhet fjalë për një futbollist, i cili mund të luaj në disa pozita në pjesën ofenzive. Ai gjatë karrierës së tij përveç Pelisterit, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply