Tipuriç: Nesër tentojmë fitoren e parë në transfertë për këtë sezon

Pas pauzës dy javore për shkak orarit të ndeshjeve të përfaqësueseseve, nesër rikthehet kampionati vendor me xhiron e 15-të në LPFM. FC Shkupi në këtë xhiro do të luajë në transfertë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit dhe nga skuadra e Çairit pretendojnë fitoren e parë në këtë sezon si mysafirë.

“Pritjet janë të mëdha para sfidës me Makedonija Gjorçe Petrovin. Si ekip do të shkojmë në lagjen e Gjorçe Petrovit me një atmosferë pozitive nga ndeshja e fundit, në të cilën mundëm Vardarin me 1-0. Edhe pse ende nuk kemi shënuar fitore në transfertë, ne do të mundohemi që të këtë të bëjmë në ndeshjen e radhës dhe të kthehemi me 3 pikë. Fitorja ndaj Vardarit kishte një domethënie të madhe për ekipin tonë, andaj edhe atmosfera është edhe më e mirë pas fitores ndaj skuadrës kuqezi. Kjo mund të shihet edhe në stërvitjet e përditshme. Por tani duhet që këtë pozivitet dhe pjesën luftarake të përcjellim edhe në sfidën e ardhshme , kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Na pret një periudhë me orar të stërngarkuar të ndeshjeve, pasi që 4 ndeshje të zhvillohen brenda 10 ditëve është shumë. Mirëpo ky orar i stërngarkuar është si për ne, ashtu edhe për ekipet e tjera. Mendojë se jemi përgatitur mjaft mirë për sprintin e fundit të sezonit vjeshtor”, ka thënë Tipuriç për sajtin zyrtar të FC Shkupit.

Takimi Makedonija Gjorçe Petrov-Shkupi do të luhet nesër në stadiumin e lagjes “Gjorçe Petrov”, duke nisur nga ora 13:00.

 

Leave a Reply