Enur Totre vazhdon kontratën me Shkëndijën

Mesfushori i talentuar shqiptarë, Enur Totre ka vazhduar kontratën me Shkëndijën edhe për tre vite tjera.

Mesfushori dhe drejtuesit e klubit gjetën akordin për kontratë të re një vit para skadimit të marrëveshjes paraprake, ndërsa sipas kontratës së re ai te skuadra tetovare do të qëndrojë deri verën e vitit 2021.

Ndjehem shumë, shumë i lumtur që me kontratën e re zgjatet afati i qëndrimit tim në Shkëndijë. Jam në klubin ku jam rritur dhe ku që në moshë shumë të re mu dha rasti të jem pjesë e ekipit të parë. Është një ditë e mrekullueshme për mua dhe tani kur gjithçka është mbyllur, me kënaqësi shikoj përpara për të synuar suksese të reja”, është shprehur Totre për sajtin zyrtarë të klubit tetovarë.

Enur Totre është futbollist i dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës dhe pjesë e ekipit të parë është prej sezonit 2014/2015.

Ai është duke zhvilluar sezonin e pestë me kuqezinjtë dhe gjatë kësaj periudhe ishte pjesë e rëndësishme në fitimin e titullit të kampionit dhe dy Kupave të vendit. Në 107 paraqitje kampionale ka realizuar dy gola, ndërsa po rritet në një mesfushorë shumë cilësorë.

22 vjeçari ishte pjesë e skuadrës në paraqitjet e suksesshme në Europë kur tre vite me rradhë Shkëndija prek fazën e ‘play offit’ të Liga Europa, si dhe reprezentues me Maqedoninë U21 dhe kjo ka bërë që për të të ketë interes nga ekipe të ndryshme.

Leave a Reply