Zyrtare: Superclasico luhet në ‘Bernabeu’!

Pas ditësh të tëra diskutimesh e dilemash, tashmë është zyrtare: Superclasico e Copa Libertadores, River Plejt-Boka Xhuniors do të luhet në Bernabeu!

Data e zgjedhur është 9 dhjetor, ora 20.30. Një natë e madhe për futbollin, pas shtyrjes së ndeshjes finale në Buenos Aires, për shkak të sulmit ndaj autobusit me futbollistët e Boca Xhuniors.

Boka kërkoi fitore në tavolinë, duke kërcënuar me bojkot, por sulmi ndodhi në qytet dhe nuk mund të dënohet River Plejt për mungesën e masave të sigurisë nga policia, aq më shumë që një finale e tillë, në një qytet të çmendur për futboll, nuk mund të administrohet.

Leave a Reply